Kundër vendimit të Hagës: Shqiptarët në SHBA protestojnë para objektit të OKB-së

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se të martën do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në New York.
Sipas njoftimit, protesta është thirrur nga pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.
“Të martën e 22 shtatorit në ora 18:00 do të mbahet një protestë para ndërtesës së OKB-së në NEW YORK të SHBA-ve. Kjo protestë është thirrur nga pjestarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th St., mes 1st & 2nd Ave. 22 shtator 2026, 18:00”, thuhet në njoftim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



