Kurti kujton Agim Ramadanin në 26 vjetorin e rënies

"Angazhimi i tij si luftëtar i UÇK-së, ishte vepra më sipërore mes veprave të tij aq të shumëllojta: nga pikturat te poezia..." The post Kurti kujton Agim Ramadanin në 26 vjetorin e rënies appeared first on Albinfo.

Kurti kujton Agim Ramadanin në 26 vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies së tij në Betejën e Koshares.

Kurti, në një postim në Facebook, tha se angazhimi i tij si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte vepra më sipërore mes veprave të tij aq të shumëllojta: nga pikturat te poezia dhe nga fjalimet frymëzuese te mësimet ushtarake.

“Si piktor, Agim Ramadani ka lënë pas tablo të pikturuara në mënyrë shumë organike, ndërsa si poet, ai na ka lënë në vargje pasionin dhe dashurinë e tij për lirinë.  Por vepra më komplekse e Katanas është angazhimi intensiv dhe lufta e tij për çlirimin e Kosovës.”, ka shkruar Kurti.

Kurti tha se nga rënia e tij më 11 prill 1999 përgjatë luftimeve të Betejës së Koshares, u ngrit vepra e tij më e madhe, e krijuar në bashkautorësi me të gjithë dëshmorët – vepra e lirisë.

The post Kurti kujton Agim Ramadanin në 26 vjetorin e rënies appeared first on Albinfo.