Kurti në Festivalin e Teknologjisë “KosICT”: Në 2025 investimet në e-Qeverisje do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë “KosICT”, i organizuar nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), ku tha se deri në vitin 2025 investimet në e-Qeverisje do të kalojnë vlerën e 80 milionë eurove. Kreu i ekzekutivit theksoi edhe rëndësinë e digjitalizimit dhe angazhimit të […] The post Kurti në Festivalin e Teknologjisë “KosICT”: Në 2025 investimet në e-Qeverisje do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro appeared first on Albanian Post.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë “KosICT”, i organizuar nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), ku tha se deri në vitin 2025 investimet në e-Qeverisje do të kalojnë vlerën e 80 milionë eurove.
Kreu i ekzekutivit theksoi edhe rëndësinë e digjitalizimit dhe angazhimit të qeverisë në këtë fushë.
“Deri në fund të vitit 2025, investimet në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro. Në bazë të dokumenteve strategjike që kemi plotësuar, deri në vitin 2027 kjo shifër pritet të arrijë në 130 milionë euro”, tha kryeministri.
Duke shtuar se këto investime përfaqësojnë përkushtimin “e palëkundur” për të fuqizuar qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
“Ndërsa mblidhemi në KOSICT 2023, nën sloganin “Zbuloni kufij të rinj”, ju inkurajoj të gjithë ju, mendjet e ndritura të komunitetit tonë TIK, të përqafoni frymën e eksplorimit, inovacionit dhe potencialin e pakufishëm që ofron teknologjia. Së bashku, ne mund të ripërcaktojmë kufijtë, të adresojmë sfidat dhe t’i bëjmë realitet aspiratat tona digjitale”.
“Këto investime synojnë të fuqizojnë komunitetin dhe bizneset vendore, të nxisin inovacionin dhe të sigurojnë që Kosova të bëhet pjesë e tranzicionit digjital”.
Kryeministri theksoi se këtë javë janë miratuar strategjitë e reja të e-Qeverisjes dhe Sigurisë Kibernetike, ndërsa një financim për e-Qeverisjen është arritur përmes programit me Bankën Botërore.
Ndërsa, u bëri thirrje të gjithëve të përqafojnë frymën e eksplorimit dhe inovacionit që teknologjia ofron.
“E sotmja është edhe më e bukur dhe më e suksesshme se dje”.
Ky festival, i 12-ti në radhë, ka për temë kryesore “Zbuloni kufijtë e rinj”.
Festivali “KosICT” do të mbajë aktivitete të ndryshme dhe diskutime për dy ditë dhe do të fokusohet në temat e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe transformimit digjital.
The post Kurti në Festivalin e Teknologjisë “KosICT”: Në 2025 investimet në e-Qeverisje do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro appeared first on Albanian Post.