Kurti: Serbia konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar, sulmi i 24 shtatorit i shërben kësaj ideje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas në Serbi është përuruar shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Për këtë Kurti thotë se Serbia e sotme jeton në të shkuarën, duke shtuar se ky shtet mendon se luftërat nuk i ka përfundua ende dhe sulmi terrorist […]


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas në Serbi është përuruar shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.
Për këtë Kurti thotë se Serbia e sotme jeton në të shkuarën, duke shtuar se ky shtet mendon se luftërat nuk i ka përfundua ende dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës i shërben kësaj ideje.
”Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar”, ka thënë ndër tjerash kurti.
Në Serbi ka pasur ditë zie për terroristët e vrarë në veri të Kosovës.
Postimi i plotë i Kurtit: