Kurti shkon në Amerikë, do të takojë liderë botërorë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar për udhëtimin e kryeministrit Albin Kurti për në Nju Jork të HBA-së ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.
ZKM thotë se Kurti do të takohet me “liderë botërorë” dhe se qëllimi i takimeve do të jetë forcimi i vlerave dhe interesave të Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



