Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues

Përgatiti: Benita Zeneli Në rend dite ishin 5 marrëveshje ndërkombëtare. Përkrahjen për to qysh në fillim e shprehu grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Nuk është e vërtetë që nuk i përkrahim, ministri i Financave tjera herë të mos thotë që nuk i kemi përkrahë. Nuk është mirë me rrejt kështu”, tha deputeti i […] The post Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues first appeared on ATV. The post Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues appeared first on ATV.

Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues

Përgatiti: Benita Zeneli

Në rend dite ishin 5 marrëveshje ndërkombëtare.

Përkrahjen për to qysh në fillim e shprehu grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë që nuk i përkrahim, ministri i Financave tjera herë të mos thotë që nuk i kemi përkrahë. Nuk është mirë me rrejt kështu”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Por edhe pse u tentua nuk u arrit të votohet për to.

“Nuk besoj që ka nevojë me ekzistu një legjislaturë e tillë, kur nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për këtë një përgjigje e pati shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ndërkaq, deputeti nga AAK-ja pati një kusht që vota e tij të shkojë për ndonjë projektligj apo marrëveshje ndërkombëtare.

“Pa u plotësua kërkesat e policisë e veteranëve as ligje as marrëveshje e as bashkim ndërkombëtar nuk votoj”, tha deputeti i AKK-së, Bekë Berisha.
E me përkrahje të disa deputetëve nga Lidhja Demokratike kaloi Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Ndërkaq, nga mazhoranca një deputet ishte kundër e katër abstenuan.

Ndërkohë, Projektligji për tekste shkollore nuk arriti të kalojë, pasi nuk pati kuorum.

The post Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues first appeared on ATV.

The post Kuvendi e miraton në lexim të parë projektligjin për shëndetin riprodhues appeared first on ATV.