Pallati 10 katësh që u dogj në Tiranë shpallet i pabanueshëm, banorët mbeten pa shtëpi
Instituti i ndërtimit ka dalë në përfundimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolonat dhe jo vetëm ne fasadë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanuar dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet […] The post Pallati 10 katësh që u dogj në Tiranë shpallet i pabanueshëm, banorët mbeten pa shtëpi appeared first on Ditar.al.

Instituti i ndërtimit ka dalë në përfundimin se nga ekspertiza e bërë në pallatin që u dogj në zonën e ish-parkut në Tiranë, zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolonat dhe jo vetëm ne fasadë. Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, pallati është i pabanuar dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit. Pallati kishte vetëm një vit që ishte ndërtuar ndërsa disa nga banorët kanë treguar se kishin marrë kredi për të blerë apartamentet.
“Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara.
Demtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në saje të fenomenit “domino”. Struktura duhet t’i nënshtrohet ristrukturimit dhe përfrocimit të elementëve strukturore të trarë, soletë apo edhe kolonë, vetëm në zonën e demtuar duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin e prkatës, mbështetur në demtimet e zjarrit të datës 14.09.2023. Deri në momentin e restaurimit, ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e papërdorshme”, thuhet në ekspertizë.


The post Pallati 10 katësh që u dogj në Tiranë shpallet i pabanueshëm, banorët mbeten pa shtëpi appeared first on Ditar.al.