Më 4-6 nëntor në Shkup dhe Ohër do të zhvillohet “Watch Through” dhe Konferenca ndërkombëtare për edukimin për paqe
Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA zhvillon ngjarjen “Watch Through” dhe Konferencën Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, e cila do të mbahet më 4 nëntor në Shkup (Watch Through), duke filluar nga ora 17:00, si dhe më 5–6 nëntor Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe në Ohër, transmeton Portal.mk. Ngjarja do të mbahet në Shkup, në […]

Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA zhvillon ngjarjen “Watch Through” dhe Konferencën Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, e cila do të mbahet më 4 nëntor në Shkup (Watch Through), duke filluar nga ora 17:00, si dhe më 5–6 nëntor Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe në Ohër, transmeton Portal.mk.
Ngjarja do të mbahet në Shkup, në Galerinë Kombëtare – Daut Pashin Amam, më 04 nëntor 2025, nga ora 17:00 deri në 19:00, dhe do të përfshijë diskutimin me panel me temë:
“Freedom at Stake, Political Challenges to Education and Culture”, ku do të trajtohen pyetje mbi mënyrën se si narrativat politike ndikojnë në kulturë dhe arsim, dhe çfarë roli luajnë shoqëria civile, letërsia, gazetaria dhe arsimi në kundërshtimin e ndikimeve politike.
Paneli do të përfshijë folës të shquar nga fusha të ndryshme, të cilët do të diskutojnë sfidat bashkëkohore ndaj lirisë intelektuale dhe kulturore, si dhe mënyrat për të mbrojtur hapësirat e hapura dhe kreative në kohë të polarizimit në rritje.
Panelistët:
- Besnik Mustafaj – Shkrimtar, aktivist dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë
- Maja Muhi1 – Profesore Universitare, Antropologe Kulturore dhe Aktiviste, Maqedonia e Veriut
- Frank Morawietz – Ish-i Dërguar Special i FGYO për Ballkanin Perëndimor, Gjermani
Moderator: Z. Bashkim Shehu – shkrimtar i njohur shqiptar
Fjalime ceremoniale do të mbahen nga:
- Petra Drexler – Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut (në konfirmim)
- Bujar Luma – Qendra LOJA
- Katrin Ostwald-Richter – Drejtore, Goethe-Institut Ballkani Perëndimor
Ngjarja do të jetë e hapur për publikun, duke i ftuar pjesëmarrësit të marrin pjesë në bisedë dhe të reflektojnë mbi përgjegjësitë e përbashkëta në formësimin e një të ardhmeje të drejtë dhe të hapur.
Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, e cila do të mbahet menjëherë pas Watch Through në Ohër nga 05 deri më 07 nëntor, do të mbledhë përfaqësues nga universitete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim rajonal.
Kjo konferencë bazohet në më shumë se 15 vite punë të zhvilluara nga Qendra LOJA në partneritet me fakultetet pedagogjike në Maqedoninë e Veriut, me synim institucionalizimin e arsimit për paqe në programet e formimit të mësuesve të ardhshëm. Duke u mbështetur në suksesin e mëparshëm të arritur në bashkëpunim me universitetet kombëtare, programi i këtij viti përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara: për herë të parë, universitetet nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina i bashkohen nismës me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e një kornize të përbashkët për avancimin e arsimit për paqe në të gjithë rajonin.
Të dyja ngjarjet organizohen nga Qendra LOJA, në partneritet me Goethe-Institut dhe Projektin për Shërbimin Civil të Paqes (të mbështetur nga BMZ).
“Watch Through” bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë, me synimin për të krijuar një sinergji që mund të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhmeje më të mirë. Duke u fokusuar në arsim, letërsi dhe angazhim qytetar, ngjarja synon të promovojë mirëkuptimin, empatinë, aktivizmin dhe të menduarit kritik, të cilat janë thelbësore për bashkëjetesë paqësore dhe mirëqenie të qëndrueshme.
