Mërgimtarë nga Kosova bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi që nga ora 02:00

Mërgimtarë nga Kosova bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi që nga ora 02:00
Një numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, që nga ora 02:00 e natës, duke mos mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Sipas Ermina Përlaskaj, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, arsyeja për pritjet e gjata në këtë pikë kufitare është fluksi i madh i udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror. Ajo ka theksuar se kjo pikë përfaqëson për shumë udhëtarë hyrjen e parë në zonën Shengen.
“Arsyeja kryesore e kolonave të gjata në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është kulmi i sezonit turistik veror dhe ndërrimi i turistëve gjatë fundjavës. Pika kufitare Bajakovo-Lipovac mbetet më e ngarkuara, pasi përmes saj kalon numri më i madh i udhëtarëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Turqia drejt Kroacisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore. Duhet pasur parasysh se Kroacia është pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se për shumë udhëtarë kjo pikë kufitare përfaqëson hyrjen e parë në hapësirën Shengen. Për këtë arsye, autoritetet kufitare kroate kryejnë kontrolle të detajuara të dokumenteve dhe kushteve të hyrjes, gjë që zgjat kohën e përpunimit të çdo automjeti dhe krijon kolona të gjata, veçanërisht gjatë fundjavave dhe muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve është shumë i madh”, ka thënë ajo për klankosova.tv.
Një qytetare që ndodhet në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac ka treguar se situata ka ndryshuar pjesërisht, pasi autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar.
Sipas saj, deri më tani janë lejuar të kalojnë vetëm shtatë autobusë, ndërsa të tjerët po presin ende në kolonë. Pritjet vazhdojnë të jenë të gjata dhe vijojnë që nga mesnata.
Klankosova.tv mbetet në pritje të një përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente lidhur me arsyet e situatës dhe kohën kur pritet të zhbllokohet plotësisht qarkullimi.
Video: Shiko videon
Me pak fjalë
Mërgimtarë nga Kosova janë bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi që nga ora 02:00 e natës. Autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, por autobusët vazhdojnë të presin. Situata është rezultat i fluksit të madh të udhëtarëve gjatë sezonit turistik veror.
Personat e përmendur
- Ermina Përlaskaj - Ermina Përlaskaj
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



