Mickoski: Fituam në mbi 30 komuna që në rrethin e parë, për Strumicën pritëm 20 vjet
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo parti. Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 3o komuna, transmeton Portalb.mk. “Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë”, tha Mickoski. “Ne […]


Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo parti. Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 3o komuna, transmeton Portalb.mk.
“Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë”, tha Mickoski.
“Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull.
“Kemi pritur për këtë ditë për njëzet vjet, njëzet vjet”, tha ai për Strumicën.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë. Mickoski tha se këto rezultate janë një mesazh si për BDI-në ashtu edhe për liderin e saj Ali Ahmeti, për të cilin tha se rrihte gjoksin me deklarata provokuese.
Paraprakisht Vllado Misajllovski i VMRO-DPMNE-së shpalli fitore në Kisella Vodë, Ohër, Radovish, Berovë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Pehçevë, Dellçevë, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Sopisht, Shtip, Veles, Butel, Aerodrom, Jegunovcë, Vevçan. Ai theksoi se Orce Gjorgjievski është në prag të fitores në Shkup
“VMRO-DPMNE është në prag të një fitoreje të madhe, diferenca është 3:1, ka komuna ku diferenca është 6:1, 7:1, 10:1, dhe në disa komuna LSDM është partia e tretë.
Kryetarët e komunave u zgjedhën në Kisella Vodë, Ohër, Radovish, Berovë, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Pehçevë, Dellçevë, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Sopisht, Shtip, Veles, Butel, Aerodrom, Jegunovcë, Vevçan dhe shumë vende të tjera.
Votat po numërohen dhe rezultatet tregojnë epërsi. Jemi në prag të një fitoreje bindëse në Strumicë. Orce kryeson bindshëm në Shkup, 5:1, në disa komuna dhe 6:1. Kemi epërsi edhe në Qendër”, tha Misajllovski.
Misajllovski reagoi edhe ndaj akuzave të LSDM-së për parregullsi.
“Lidhur me parregullsitë e lartpërmendura të LSDM-së, ndryshimi është i madh dhe nuk ka vend për alibi. Ata duhet ta kërkojnë burimin e këtij debakli brenda radhëve të tyre. Sa i përket BDI-së, dua të them se Aliu do të ketë kohë të analizojë humbjen e tij”, tha Misajllovski.