Mungesa e Thaçit në varrimin e babait, reagime të shumta

Gjykata Speciale refuzoi lejen, Thaçi nuk do të jetë pjesë në varrimin e babait të tij The post Mungesa e Thaçit në varrimin e babait, reagime të shumta appeared first on Albinfo.

Mungesa e Thaçit në varrimin e babait, reagime të shumta

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të atit të tij, përcjell albinfo.ch.

Kjo iu pamundësua nga Gjykata Speciale që nuk i dha leje të përkohshme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Haxhi Thaçi, pas një sëmundjeje vdiq më 17 mars e do ta varroset në Burojë këtë të martë në orën 15:00.

Organizatat e Veteranëve të Luftës së UҪK-së këtë vendim e kanë cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut dhe kanë kërkuar reagim nga institucionet ndërkombëtare, organizatat e të drejtave të njeriut dhe institucioneve e faktorit politik në Kosovë e Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur të padrejtë dhe të papranueshëm refuzimin e kërkesës nga Dhomat e Specializuara.

“Ajo që po ndodh sot nuk ka lidhje me drejtësi, por me diskriminim. Nuk është ligj, por arbitraritet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka nisur një letër në drejtim të Gjykatës Speciale ku kërkon të rishqyrtohet vendimi në mënyrë që të mos shkelen të drejtat e Hashim Thaçit. Kundër refuzimit të kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara ka dalë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Një turp i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, ka shkruar Rama.

Këtë shkrim të Ramës, në rrjetet sociale e ka shpërndarë edhe Richard Grenell, i dërguari për misione të posaçme i presidentit amerikan.

Hashim Thaçi më 13 mars, me leje të përkohshme vizitoi të atin e sëmurë në spital. Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 nën akuzën për krime lufte dhe së fundmi edhe për pengim të drejtësisë.

The post Mungesa e Thaçit në varrimin e babait, reagime të shumta appeared first on Albinfo.