“Naseri” që e bëri të famshëm Gërvalla e heq me kënaqësi një fotografi të Osmanit në MD: Vet e kam ndu, vet po e hjeki

“Naseri” që e bëri të famshëm Gërvalla e heq me kënaqësi një fotografi të Osmanit në MD: Vet e kam ndu, vet po e hjeki

Naser Arifi, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale kur Gërvalla ia caktoi detyrën të transportojë fizikisht dosjen e Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë nga Ministria e Drejtësisë në zyrën e kryeministrit Kurti, e ka hequr me kënaqësi fotografinë e Vjosa Osmanit nga mjediset e MD-së.

Arifi e ka shfrytëzuar me shpejtësi zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, për ta larguar fotografinë e Vjosa Osmanit.

“Vet e kam ndu kur ka mbajtë parime, vet po e hjeki kur i ka shkelë ato”, ka shkruar Arifi, krahas pamjeve të publikuara nga vetë ai.

Në Kosovë, vendosja e fotografisë së Presidentit në institucionet publike është e përcaktuar me ligj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.