Në RMV do të ketë ndryshime në çmimet e derivateve të naftës
Benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten në çmim me gjysmë denari për litër, ndërsa dizeli me një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Eurosuper BS-95 prej nesër do të kushtojë 74.5 denarë, Eurosuper BS-98, 76.5 denarë, ndërsa dizeli 72 denarë për litër, transmeton Portalb.mk. Komisioni Rregullator ka vendosur që çmimi me pakicë […]

Benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten në çmim me gjysmë denari për litër, ndërsa dizeli me një denar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Eurosuper BS-95 prej nesër do të kushtojë 74.5 denarë, Eurosuper BS-98, 76.5 denarë, ndërsa dizeli 72 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.
Komisioni Rregullator ka vendosur që çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet në 69.5 denarë, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS do të ulet me 0.486 denarë për kilogram dhe tani do të arrijë në 36.427 denarë.
“Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht me 0.613% për benzinën, me 2.881% për dizelin, me 0.251% për vajin ekstra të lehtë dhe me 2.898% për mazutin”, informon Komisioni Rregullator.
