Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Komunën e Strugës, VMRO-DPMNE ka marrë 5.749 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 4.059 vota në listat për Këshillin The post Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në Komunën e Strugës, VMRO-DPMNE ka marrë 5.749 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka siguruar 4.059 vota në listat për Këshillin Komunal.
Kandidati për kryetar komune Mendi Qyra, i cili u mbështet publikisht nga të dyja këto forca politike, ka marrë gjithsej 9.934 vota. Megjithatë, duke i zbritur votat e përbashkëta të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, rezulton se Qyra ka marrë vetëm 126 vota shtesë jashtë bazës partiake.
Këto rezultate tregojnë se mbështetja për kandidaturën e përbashkët Qyra nuk ka arritur të mobilizojë elektoratin përtej strukturave të partive që e mbështetën, duke reflektuar një mungesë të ndjeshme të mbështetjes personale dhe elektorale në terren.
The post Në Strugë, Mendi Qyra mori vetëm 126 vota jashtë bazës së VLEN dhe VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .