Një grua në Gjermani gjobitet me 50 euro për tharje rrobash në ballkon

Një grua me origjinë nga Ballkani që jeton në Gjermani është gjobitur me 50 euro pasi kishte tharë rrobat në ballkonin e saj, duke shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale. Rasti u bë i njohur pasi gruaja e publikoi përvojën e saj në grupin në Facebook “Balkanci in Germany”, ku tregoi se kishte marrë […] The post Një grua në Gjermani gjobitet me 50 euro për tharje rrobash në ballkon appeared first on Sinjali.

Një grua në Gjermani gjobitet me 50 euro për tharje rrobash në ballkon

Një grua me origjinë nga Ballkani që jeton në Gjermani është gjobitur me 50 euro pasi kishte tharë rrobat në ballkonin e saj, duke shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale.

Rasti u bë i njohur pasi gruaja e publikoi përvojën e saj në grupin në Facebook “Balkanci in Germany”, ku tregoi se kishte marrë paralajmërim zyrtar për “mosrespektim të rregullave të banesës”.

“S’po e di më nëse më lejohet të bëj ndonjë gjë në këtë vend! Ishte ditë me diell, i lava rrobat, i vendosa në ballkon të thaheshin. Fqinja sipër filloi të bërtiste se ‘i duken keq kur i sheh poshtë’. Mendova se po bënte shaka, por tre ditë më vonë më erdhi letra me gjobën dhe paralajmërimin”, ka shkruar ajo me ironi.

Autoritetet shpjeguan se “në ndërtesën përkatëse nuk lejohet që rrobat të shihen nga jashtë”. Gruaja reagoi me humor, duke pyetur: “Po ku t’i thaj atëherë, në frigorifer?”

Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një grua në Gjermani gjobitet me 50 euro për tharje rrobash në ballkon appeared first on Sinjali.