‘O Zaim, o zaim i thërrita po nuk u përgjigj’, gruaja gjen të vetëvarur burrin 55-vjeçar ne Skrapar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Skrapar, ku një 55-vjeçar është gjetur i varur nga bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për Veri Zaimin, i cili u gjet i pajetë nga partnerja e tij në kasollen e bagëtive në fshatin Valë të Skraparit. Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Skrapar, ku një 55-vjeçar është gjetur i varur nga bashkëshortja e tij.
Bëhet fjalë për Veri Zaimin, i cili u gjet i pajetë nga partnerja e tij në kasollen e bagëtive në fshatin Valë të Skraparit.
Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sot kishte orë të tëra që nuk kishte ardhur në shtëpi.
Më pas familjarët kanë filluar ta kërkojnë Zaimin dhe ka qenë bashkëshortja e tij e cila e ka gjetur burrin e saj të varur me litar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes paraprake të trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.