Opozita për vizitat e presidentes Osmani jashtë vendit: Të mira, por të vonuara

Të enjten e 5 tetorit 2023 presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur vizitat e saj zyrtare jashtë vendit. Osmani së pari ka udhëtuar për në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Spanjë. Pas Spanjës, presidentja ka nisur vizitën zyrtarë në Republikën e Kroacisë. Se a do të sjellin ndonjë rezultat këto takime, […]

Opozita për vizitat e presidentes Osmani jashtë vendit: Të mira, por të vonuara
opozita-per-vizitat-e-presidentes-osmani-jashte-vendit:-te-mira,-por-te-vonuara

opozita-per-vizitat-e-presidentes-osmani-jashte-vendit:-te-mira,-por-te-vonuara

Të enjten e 5 tetorit 2023 presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur vizitat e saj zyrtare jashtë vendit.

Osmani së pari ka udhëtuar për në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Spanjë.

Pas Spanjës, presidentja ka nisur vizitën zyrtarë në Republikën e Kroacisë.

Se a do të sjellin ndonjë rezultat këto takime, për Front Online kanë folur partitë opozitare në vend.

Krasniqi, LDK: Takimet e Vjosa Osmanit me liderët e huaj, të vonshme

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i cilësoi si të vonshme udhëtimet e Osmanit.

Deputetja e LDK-së shprehet skeptike se vizitat e presidentes me liderët do të ndikojnë në sanksionimin e Serbisë.

“Këto vizita është dashur të realizohen më herët. Është kollaj të shkohet në takim, por a do të kemi diçka pozitive mbas këtyre vizitave, po presim. Takimet është dashur të realizohen më herët që të largohen masat ndaj Kosovës i tu vendosën Serbisë. Por në këtë Qeveri nuk ka koordinim, e kemi parë që Kurti, Gërvalla e Osmani kanë qëndrime të ndryshme”, thotë Krasniqi për Front Online.

Deputetja e AAK-së: Kurti fajtor për masat e BE-së, të lobojmë për sanksionimin e Serbisë

Mendim ndryshe, ka anëtarja në Komisionin për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj.

Kadrijaj udhëtimet zyrtarë në Spanjë e Kroaci të presidentes i ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën.

Ajo thotë për Front Online se fajin për sanksionim e Kosovës e ka Kurti.

Deputetja e AAK-së theksoi se duhet të lobojmë të gjithë që këto masa t’i bartën Serbisë.

“Vizitat e presidencës me liderët e huaj është lajm i mirë, pasi bëhet fushatë për Kosovën dhe tregohet një e vërtetë pasi Serbia është demaskuar për qëllimet që i ka. Me qëndrimet e veprimet e Kurtit, Kosova ka fituar sanksione dhe duhet të lobojnë edhe nga presidentja e të gjithë deputet që kanë takime me liderët e huaj që të vendosën sanksionet për Serbinë”, theksoi Kadrijaj.

Dritëro Arifi: Vjosa Osmani në takimet me liderët e huaj po prezanton faktet kundër Serbisë

Analisti politik, Dritëro Arifi i sheh të rëndësishme udhëtimet zyrtare të presidentes së vendit.

Arifi thotë për Front Online se pas sulmit terrorist në Banjskë, Osmani po u prezanton faktet kundër Serbisë liderëve të huaj.

Ai shprehët optimist se këto takime do të pasojnë me sanksione për shtetin serb.

“Takimet e presidentes me liderët e huaj kanë rëndësi jashtëzakonisht të madhe pas sulmeve në veri që ta prezantojë se çka ka ndodhur në atë ditë dhe cili është qëndrimi i Kosovës. Takimet e Osmanit i prezantojnë faktet tek opinioni evropian e amerikan që të ndryshojnë qasjen ndaj Serbisë se duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe sulmin terrorist”, u shpreh Arifi.

Përndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, ka thënë se “ka qenë një takim i rëndësishëm mbi zhvillimët e fundit të sigurisë në Kosovë. Theksova rëndësinë e mabjtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”.

Osmani sot ka folur edhe nga Kroacia ku ka deklaruar se u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për sanksionimin ndaj Serbisë duke thënë se mos veprimi do të sjellë inkurajimin e tyre për sulme ndaj Kosovës, shkruan Front Online.

/Front Online/