Osmani: Nëse dëshmohet se Serbia është e përzier në sulmin në veri të Kosovës, duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në “Ballkani i Hapur”
Nëse dëshmohet se Serbia në çfarëdo lloj mënyre është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njofton Portalb. “Pas ndodhive në Kosovë më 24 shtator, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të […]


Nëse dëshmohet se Serbia në çfarëdo lloj mënyre është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njofton Portalb.
“Pas ndodhive në Kosovë më 24 shtator, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk janë të përzier në atë ngjarje për shkak se në qoftë se çfarëdo lloj përzierje shtetërore me të vërtetë e bën të pamundur pjesëmarrjen tonë dhe të vendeve tjera në rajon, për shkak se ideja për ‘Ballkanin e Hapur’, para së gjithash, ishte pajtim. Dhe kjo që ndodhi në veri të Kosovës shpresoj se do të dëshmohet se nuk ka përzierje shtetërore, por nëse dëshmohet, me të vërtetë mendoj se duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin “Top tema” në Televizionin Telma.