Parregullsi zgjedhore: Kandidatët e pavarur mbetën pa logo në Qendër

Në qendrat e votimit në komunën e Qendrës u konstatua se materiali zgjedhor, në listën e kandidatëve për kryetar komune dhe këshilltarë për komunën e Qendrës – logoja e disa kandidatëve të pavarur nuk ishte shtypur, transmeton Portalb.mk. “Në kundërshtim me nenet e Kodit Zgjedhor 97 paragrafi 1 dhe 98 paragrafi 1, kandidatët tanë u […]

Parregullsi zgjedhore: Kandidatët e pavarur mbetën pa logo në Qendër
Fingerprint, pajisja elektronike në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Portalb.mk

Në qendrat e votimit në komunën e Qendrës u konstatua se materiali zgjedhor, në listën e kandidatëve për kryetar komune dhe këshilltarë për komunën e Qendrës – logoja e disa kandidatëve të pavarur nuk ishte shtypur, transmeton Portalb.mk.

“Në kundërshtim me nenet e Kodit Zgjedhor 97 paragrafi 1 dhe 98 paragrafi 1, kandidatët tanë u diskriminuan në mënyrë flagrante, u vendosën në një pozitë të pabarabartë dhe u anulua barazia e të drejtës së votës. Kjo parregullsi u vu re në të gjithë territorin e komunës së Qendër dhe mund të përbëjë bazë për anulimin e zgjedhjeve në këtë komunë.

U përpoqëm të paraqiste  ankesë në sistemin e KSHZ-së, i cili nuk ishte funksional në kohën kur ne u përpoqëm ta paraqisnim atë përmes formularit elektronik në faqen e internetit të KSHZ-së.

Një ankesë u paraqit elektronikisht përmes emailit dhe në arkivin e KSHZ-së”, thuhet në reagim.