Pas 18 vitesh, Monika Salihu risjellë edhe një herë remake hitin “Tip Narcizoid”
Pasi për një kohë të gjatë i mungoi skenës, këngëtarja kosovare, Monika Salihu është rikthyer duke risjellë një nga hitet e saj më të mëdha. Monika Salihu e ka sjellë në versionin “remake” hitin e saj “Tip Narcizoid”, një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku. Kënga e realizuar para 18 vitesh, është […] The post Pas 18 vitesh, Monika Salihu risjellë edhe një herë remake hitin “Tip Narcizoid” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.


Pasi për një kohë të gjatë i mungoi skenës, këngëtarja kosovare, Monika Salihu është rikthyer duke risjellë një nga hitet e saj më të mëdha.
Monika Salihu e ka sjellë në versionin “remake” hitin e saj “Tip Narcizoid”, një nga këngët e saj më të pëlqyera nga publiku.
Kënga e realizuar para 18 vitesh, është risjellë në versionin “remake” nga produksioni i “Nautilus Entertainment“, dhe klipi është realizuar po ashtu nga “Nautilus Shot”.
Kujtojmë se Monika Salihu mbrëmë i është bashkuar “Big Brother Vip 2”, ndërsa menjëherë një ditë më pas është lansuar remake e saj, i realizuar nga Nautilus Entertainment. /Reporteri.net/
The post Pas 18 vitesh, Monika Salihu risjellë edhe një herë remake hitin “Tip Narcizoid” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.