Pas ndeshjes së sotme, KF Bashkimi e shkarkoi trajnerin dhe ndihmësin e tij

KF Bashkimi i Kumanovës sot luajti kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit. Në këtë ndeshje u shënuan dy gola për rezultatin 1-1, transmeton Portalb.mk. “Klubi FC Bashkimi1947 njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Muharem Muharem dhe ndihmës trajnerin Enes Qaili”, njoftoi KF Bashkimi, duke i falënderuar të dy trajnerët. Ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe […]

Pas ndeshjes së sotme, KF Bashkimi e shkarkoi trajnerin dhe ndihmësin e tij

KF Bashkimi i Kumanovës sot luajti kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit. Në këtë ndeshje u shënuan dy gola për rezultatin 1-1, transmeton Portalb.mk.

“Klubi FC Bashkimi1947 njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Muharem Muharem dhe ndihmës trajnerin Enes Qaili”, njoftoi KF Bashkimi, duke i falënderuar të dy trajnerët.

Ndeshja ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Bashkimit u zhvillua në kuadër ë javës së dhjetë në Ligën e Parë. Me këtë ndeshje, Bashkimi gjendet në pozitën e pestë.

Sot u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Rabotniçkit, 2-2. Me këtë barazim, Arsimi gjendet në pozitën e tetë me 12 pikë.

Nesër do të luhen dy ndeshje tjera, Shkupi – Struga dhe Pelister – Tikvesh, ndërsa pasnesër do të luan Akademi AP kundër Shkëndijës dhe Vardari kundër Sileksit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Përbërja çerekfinale do të plotësohet më 19 nëntor pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.