Për kë e ka fjalën? Balluku mesazh Berberit: Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me sms
Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi në lidhje me tenderin për tunelin e Llogarasë. Në bisedat, që janë pjesë e dosjes së SPAK, Balluku udhëzon Berberin se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit. Madje numri dy i qeverisë i kërkon pak kohë vartësit […] The post Për kë e ka fjalën? Balluku mesazh Berberit: Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me sms appeared first on Ditar.al.
Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi në lidhje me tenderin për tunelin e Llogarasë.
Në bisedat, që janë pjesë e dosjes së SPAK, Balluku udhëzon Berberin se kur duhet të publikohet fituesi i tenderit.
Madje numri dy i qeverisë i kërkon pak kohë vartësit të saj, përpara se ky i fundit të shpallte fituesin.
“Sa t’i çoj fjalën atij kurvës që më kërcënon me sms”, shkruan Balluku, dhe më pas i jep leje Evis Beberit që ta shpallë fituesin.
Përgjimet mes tyre janë zbardhur përmes telefonit të Evis Berberit, pasi arrestimit të këtij të fundit në mars të 2024-ës me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Berberi, gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe në krye të ARRSH-së i ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
PJESË NGA DOSJA
Ne lidhje me vleresimin e bere nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave, kane rezultuar komunikime ne aplikacionin “Signal Private Messenger” ndermjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si me poshte: Ne daten 01.10.2021 , ne oren 10:52, shtetasi Ev is Berberi i dergon shtetases Belinda
Balluku mesazhin: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
Belinda Balluku: “Prit dhe pak”.
Evis Berberi: “Per tunel ok?”.
Belinda Balluku: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
Evis Berberi:”Ok”.
Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.
Evis Berberi:”Ok Per pak”
Evis Berberi: ” Tuneli u nxorr Sapo”.
The post Për kë e ka fjalën? Balluku mesazh Berberit: Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me sms appeared first on Ditar.al.
