Policia e RMV-së në mesditë raportoi për parregullsitë zgjedhore
Në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor, Policia e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar se procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa ndonjë problem të madh, transmeton Portalb.mk. “Deri më tani nuk janë regjistruar parregullsi serioze në qetësinë dhe rendin publik”, raportoi Policia, duke theksuar se atmosfera është demokratike, e qetë dhe ferr në gjithë […]


Në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor, Policia e Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar se procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa ndonjë problem të madh, transmeton Portalb.mk.
“Deri më tani nuk janë regjistruar parregullsi serioze në qetësinë dhe rendin publik”, raportoi Policia, duke theksuar se atmosfera është demokratike, e qetë dhe ferr në gjithë territorin e shtetit.
Ata paralajmërojnë se janë duke marrë masa për zhvillimin e procesit pa problem, ndërkohë janë regjistruar disa raste agjitimi në disa vendvotime. Policia përkujtoi se qytetarët do të mund të raportojnë në numrin e telefonit 192 dhe 112.
“Në Prilep në ora 09:00, punonjësit policor nga RPB Prilep, në lidhje me veprën penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, ka arrestuar B.H. (72) dhe D.S. (36), të dy nga Krusheva”, raportoi Policia.
Në lidhje me këtë rast, ishin ftuar në bisedë informative edhe pesë persona tjetër nga Krusheva, me qëndrim në Prilep.
- LEXO: RMV, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 (Infografik)
- LEXO: Gjithçka që duhet të dini, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)