Procesi zgjedhor në RMV deri tani zhvillohet pa probleme, MPB bën thirrje që të raportohen parregullësitë

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 po zhvillohen në atmosferë paqësore, fer dhe demokratike në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme tha se po ndërmerr masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj për të siguruar një zbatim të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk. “Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit […]

Procesi zgjedhor në RMV deri tani zhvillohet pa probleme, MPB bën thirrje që të raportohen parregullësitë
Zgjedhje lokale 2025 (rrethi i parë) në RMV. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 po zhvillohen në atmosferë paqësore, fer dhe demokratike në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme tha se po ndërmerr masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj për të siguruar një zbatim të qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani, nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Janë regjistruar disa raportime për agjitim gjatë votimit në disa vende, por pas masave të marra, deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pretendimet e këtyre denoncimeve”, thanë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë në atmosferë paqësore dhe demokratike.

Nëse ka ndonjë shkelje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrin 192 ose 112.

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident.