Sot heshjte zgjedhore – nesër hapen kutitë e votimit

Ka përfunduar fushata zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, ndërsa në mesnatë ka nisur periudha e heshtjes zgjedhore para votimit që do të mbahet të dielën, më The post Sot heshjte zgjedhore – nesër hapen kutitë e votimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot heshjte zgjedhore – nesër hapen kutitë e votimit

Ka përfunduar fushata zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, ndërsa në mesnatë ka nisur periudha e heshtjes zgjedhore para votimit që do të mbahet të dielën, më 2 nëntor.

Në këtë raund do të votohet për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa heshtja zgjedhore vlen për të gjithë territorin e vendit.

Sipas rregullave në fuqi, periudha e heshtjes zgjedhore zgjat nga 1 nëntori deri më 2 nëntor, në orën 19:00. Gjatë kësaj kohe, mediat mund të raportojnë vetëm për procesin zgjedhor dhe organizimin teknik të votimeve, pa përfshirë asnjë formë të paraqitjeve ose mesazheve nga kandidatët apo partitë politike.

The post Sot heshjte zgjedhore – nesër hapen kutitë e votimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .