Publikoi foto nga avioni privat – Rrjeti i “vërsulet” Dea Mishelit
Dea Mishel ka bërë lëmsh rrjetin sërisht pas publikimit të disa fotove nga një avion privat tek i cili po udhëtonte bashk me shoqen e saj Jori Dellin drejt Milanos. Dea në postim ka treguar se fansat e saj i janë “vërsulur” pas publikimit të fotuve duke i kërkuar “llogari” se me çfarë ajo e […]
Dea Mishel ka bërë lëmsh rrjetin sërisht pas publikimit të disa fotove nga një avion privat tek i cili po udhëtonte bashk me shoqen e saj Jori Dellin drejt Milanos.
Dea në postim ka treguar se fansat e saj i janë “vërsulur” pas publikimit të fotuve duke i kërkuar “llogari” se me çfarë ajo e ka paguar avionin privat.
Dea e ka shpjeguar në postimin e saj se arsyeja se pse ajo kishte vendosur të udhëtonte me avion privat ishte për shkak të një bashkëpunimi.
Po sa kushton vërtet ky avion? Ne kemi bërë një kërkim për të parë nëse vërtet ky avion që kanë udhëtuar vajzat kushton kaq shumë apo thjesht janë reagimet e egzagjeruara të fansave.
Kostoja e qirasë së një Cessna Citation CJ2 në përgjithësi varion midis 3,000 dhe 5,500 dollarëve për orë fluturimi, varësisht nga disa faktorë. Avioni specifik i paraqitur në foto, YU-BIN, është një Cessna Citation CJ2 (ose modeli 525A).
Vlerësimet e Kostos së Qirasë
Tarifat orare për Cessna Citation CJ2 zakonisht bien brenda diapazonit të mëposhtëm:
USD në orë: 3,200 deri në 4,750 dollarë
EUR në orë: 2,200 deri në 5,500 euro
Këto çmime zakonisht përfshijnë kostot e avionit, ekuipazhit, sigurimit dhe karburantit, por ato mund të ndryshojnë ndjeshëm në bazë të detajeve specifike të udhëtimit.
Dea Mishel postimi i pare: “Hi guys.
E para, faleminderit per komentet dhe shqetesimin.
E dyta, nuk kam perjetuar ndonjehere varferi ne jete, nuk e njoh si ndjenje. Nuk e them per t’u mburrur, perkundrazi per t’ju siguruar qe s’do me duhet kurre te perfshihem ne situata te pista pasi nuk kam as nevoje, as interes.
Ky ishte nje bashkepunim.
Kalofshi mire & go touch some grass.”
Dea Mishel postimi i dyte: “Dhe nese do isha ti qe po shikon faqen time tani, do e vleresoja kete gje.
Sepse je ne profilin e nje njeriu qe nuk ben kompromis me asgje dhe thote vetem ate qe mendon. Po ashtu reklamon vetem cfare i pelqen, sepse i pelqen.
Nuk kam nevoje te jem e pelqyeshme per para. Liria e fjales…”


Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/deamichellee/3752062585840402973/?hl=en
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DQPb9SJjXJ_/?hl=en&img_index=1
