Ragip Xhaka e zbulon bisedën mes Granit Xhakës dhe Lulit të Dardanëve, tregon se kush e vërshëlleu Granitin

Granit Xhaka ishte kryefjala e ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Zvicrës. Papritmas, tifozët e Kosovës filluan të vërshëllenin vazhdimisht sa herë që Xhaka merrte topin. Pas ndeshjes, Granit Xhaka u pa në një diskutim të tensionuar me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berisha. E babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka sqaruar këtë situatë, duke […]

Ragip Xhaka e zbulon bisedën mes Granit Xhakës dhe Lulit të Dardanëve, tregon se kush e vërshëlleu Granitin

Granit Xhaka ishte kryefjala e ndeshjes së sontme mes Kosovës dhe Zvicrës.

Papritmas, tifozët e Kosovës filluan të vërshëllenin vazhdimisht sa herë që Xhaka merrte topin.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u pa në një diskutim të tensionuar me kryetarin e “Dardanëve”, Lulzim Berisha.

E babai i Granitit, Ragip Xhaka e ka sqaruar këtë situatë, duke thënë se Berisha i kërkoi falje kapitenit të Zvicrës.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim me Lulin. Ai ka ardhur dhe i ka kërkuar falje Granitit dhe neve për të gjithë ata që kanë fishkëllyer dhe që “Dardanët” nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Por, tifozët e tjerë që kanë qenë prezent”, tha Ragip Xhaka.

Zvicra dhe Kosova barazuan mbrëmë 1:1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës.