“Sa shanse ka Shqipëria që të anëtarësohet në 2027-ën në BE”? Marta Kos: Ka shumë rrugë para

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Marta Kos evidentoi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e gjatë, pasi u pyet nëse vendi ynë ka mundësi që të anëtarësohet deri në vitin 2027. Sipas […] The post “Sa shanse ka Shqipëria që të anëtarësohet në 2027-ën në BE”? Marta Kos: Ka shumë rrugë para appeared first on Ditar.al.

“Sa shanse ka Shqipëria që të anëtarësohet në 2027-ën në BE”? Marta Kos: Ka shumë rrugë para

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Marta Kos evidentoi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e gjatë, pasi u pyet nëse vendi ynë ka mundësi që të anëtarësohet deri në vitin 2027.

Sipas Komisioneres për Zgjerim, duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtar i unionit.

“Një vend nuk duhet të këtë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është e mundur. Por është shumë rrugë para. Duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së”, tha ajo.

Mes të tjerash, ajo nënvizoi se viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate, duke vlerësuar progresin e bërë nga Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina.

“Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë.

Ne kemi implementuar një integrim gradual me vendet e Ballkanit Perëndimor, me investime dhe ndarje vlerash dhe një rol më të madh përpara se ata të plotësojnë të gjitha kriteret. SEPA dhe Roaming janë disa prej fushave ku disa vende janë bërë anëtare.

Zgjerimi i suksesshëm është mundësi realiste për vitet në vijim. Mali i Zi kërkon të përfundojë negociatat në fund të 2026-s dhe Shqipëria synon në fund të vitit 2027. Moldavia dhe Ukraina në vitin 2028. Për mua ambiciet janë më të rëndësishme se vitet apo datat dhe Komisioni i mbështet këto ambicie. Këto 4 kandidatë për vitin që po lëmë pas i kanë justifikuar ato ambicie me arritje dhe aksione konkrete” deklaroi Marta Kos.

The post “Sa shanse ka Shqipëria që të anëtarësohet në 2027-ën në BE”? Marta Kos: Ka shumë rrugë para appeared first on Ditar.al.