Shaqiri pas lëndimit, gati për të startuar
Xherdan Shaqiri pas lëndimit muskulor që e pati javën e kaluar, do të startoj nesër në ndeshjen derbi ndaj Young Boysit, përcjell albingo.ch. Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 16:30 dhe është e rëndësishme për të dyja ekipet që po luftojnë për titull kampioni. Vlen të theksohet se ky duel takon xhiros së 28-të të kampionatit […] The post Shaqiri pas lëndimit, gati për të startuar appeared first on Albinfo.

Xherdan Shaqiri pas lëndimit muskulor që e pati javën e kaluar, do të startoj nesër në ndeshjen derbi ndaj Young Boysit, përcjell albingo.ch.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 16:30 dhe është e rëndësishme për të dyja ekipet që po luftojnë për titull kampioni.
Vlen të theksohet se ky duel takon xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Zvicrës.
Vikendin e kaluar, Baseli luajti 1:1 në udhëtim te Luzerni, ndërsa Shaqiri shkaku i telasheve muskulore, luajti vetëm në pjesën e parë .
“Ai po ndihet mirë tani”, ka thënë trajneri Fabio Celestini në konferencën për shtyp të premten mbrëma.
Baseli ka shitur 26 mijë bileta për duelin ndaj Young Boysit, që është kampion në fuqi i Zvicrës.
Shaqiri 33-vjeçar ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
I ka shënuar 11 gola e ka dhuruar 12 asistime.
The post Shaqiri pas lëndimit, gati për të startuar appeared first on Albinfo.