Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Do luftojmë paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore. Atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore. Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe […] The post Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Do luftojmë paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore. Atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë appeared first on Ditar.al.
 
                                Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.
Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.
Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.
The post Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Do luftojmë paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore. Atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë appeared first on Ditar.al.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  