Shmanget tragjedia/ 16-vjeçari planifikon të vrasë shokët dhe shoqet e klasës
Një tragjedi e madhe është shmangur në Pejë. Mësohet se një 16-vjeçar po planifikonte vrasjen e shokëve dhe shoqeve të klasës së tij. Për fat të mirë autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar një tragjedi të madhe. Për këtë ngjarje zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Taulant Kelmendi është shprehur: Jemi të indinjuar […]

Një tragjedi e madhe është shmangur në Pejë.
Mësohet se një 16-vjeçar po planifikonte vrasjen e shokëve dhe shoqeve të klasës së tij.
Për fat të mirë autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar një tragjedi të madhe.
Për këtë ngjarje zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Taulant Kelmendi është shprehur:
Jemi të indinjuar me lajmin se një 16-vjeçar në Pejë dyshohet për planifikimin e vrasjes së shokëve dhe shoqeve të klasës.
Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe.
Siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.