Shqiptarët nga Kosova, më të lumturit në rajon edhe për këtë vit

Kosova, vendi më i lumtur në rajon The post Shqiptarët nga Kosova, më të lumturit në rajon edhe për këtë vit appeared first on Albinfo.

Shqiptarët nga Kosova, më të lumturit në rajon edhe për këtë vit

Referuar listës së Raportit Botëeor të Lumturisë,

Shqiptarët nga Kosova edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, shkruan albinfo.ch.

Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumtura në botë.

Vlen të theksohet se studimi u zhvillua në 147 shtete.

Vendet tjera të Ballkanit Perëndimor renditen relativisht larg nga Kosova sa i përket nivelit të lumturisë.

Serbia renditet në vendin e 31-të, Shqipëria renditet në vendin e 89-të. Bosnja renditet në vendin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 71-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 86.  

Renditja, e publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u përcaktua përmes anketave të vetëvlerësimit ku individët vlerësuan jetën e tyre nga një shkallë nga 0-10. Zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.

Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.

Për herë të tetë radhazi, finlandezët janë më të lumturit në botë.

The post Shqiptarët nga Kosova, më të lumturit në rajon edhe për këtë vit appeared first on Albinfo.