SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, kërkohen 3 vite burg për ish-deputetin socialist
Proluroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, për të cilin kërkon 3 vite burg. Ai akuzohet për veprat penale: “tregim i sekretit shtetërore në disa raste”, “përkrahje autorit të krimit disa herë”, “korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021”. Gjithashtu 3 vite burg janë kërkuar edhe për Altin Hajrin i cili akuzohet […] The post SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, kërkohen 3 vite burg për ish-deputetin socialist appeared first on Ditar.al.
Proluroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, për të cilin kërkon 3 vite burg.
Ai akuzohet për veprat penale: “tregim i sekretit shtetërore në disa raste”, “përkrahje autorit të krimit disa herë”, “korrupsion ne zgjedhje në vitin 2021”.
Gjithashtu 3 vite burg janë kërkuar edhe për Altin Hajrin i cili akuzohet për “korrupsion në zgjedhje” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.
Për Ahmet Mashën, i cili akuzohet për veprat penale “tregim i sekretit shteteror” dhe “perkrahje e autorit të krimit”, SPAK ka kërkuar 2 vite e 6 muaj heqje lirie.
Sipas SPAK, gjatë periudhës 2020–2021, Çyrbja ka nxjerrë të dhëna të ndjeshme nga sistemi TIMS dhe Policia e Shtetit, duke i shpërndarë më tej përmes platformave të enkriptuara “Sky EÇ” dhe “Matrix”.
Hetimet zbuluan se Çyrbja kishte lidhje të ngushta me të pandehurin Altin Hajri, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e akuzon Çyrbjan se ka ndërhyrë në institucione të drejtësisë në favor të Hajrit, në këmbim të mbështetjes politike gjatë fushatës zgjedhore.
Në këtë skemë përfshihet edhe i pandehuri Ahmet Masha, i cili dyshohet për bashkëpunim në rrjedhjen e sekreteve dhe përkrahjen e autorëve të krimeve gjatë muajit mars të vitit 2021.
The post SPAK jep pretencën për Jurgis Çyrbjan, kërkohen 3 vite burg për ish-deputetin socialist appeared first on Ditar.al.
