Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

Seanca maratonë e kësaj të enjteje po shoqërohet me nota humori.  Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë. Deputeti socialist, sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak […]

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

Seanca maratonë e kësaj të enjteje po shoqërohet me nota humori.  Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë.

Deputeti socialist, sfidoi Berishën duke treguar xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro ‘pa hak pune.’

Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato

Manja heq xhaketën

Berisha: I ke hequr ato

Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja

Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim

Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.

Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën