Sulmi në veri/Rama nga Zagrebi: E vetmja rrugë dialogu mes Kosovës e Serbisë

Në një konferencë të përbashkët me homologun kroat, kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet në veri të Kosovës. Rama u shpreh se vrasja e efektivit Afrim Bunjaku dhe nderimi i agresorëve serb nga Vuçiç, janë të dënueshme në të gjitha nivelet. Ndërsa theksoi se e vetmja rrugë është dialogu mes Kosovës e Serbisë. “Vrasja […]

Sulmi në veri/Rama nga Zagrebi: E vetmja rrugë dialogu mes Kosovës e Serbisë

Në një konferencë të përbashkët me homologun kroat, kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet në veri të Kosovës.

Rama u shpreh se vrasja e efektivit Afrim Bunjaku dhe nderimi i agresorëve serb nga Vuçiç, janë të dënueshme në të gjitha nivelet.

Ndërsa theksoi se e vetmja rrugë është dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur dhe zia kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi janë të dënueshme në të gjitha nivelet.

Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotorë të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja e republikës së Kosovës, duke u përpjekur gjithmonë të jemi të drejtpërdrejt, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime.

Shpallja e zisë kombëtare për persona që ishin përfshirë në vrasjen e një efektivi policie dhe të eliminuar si kriminelë është po kaq e rëndë sa ajo që i parapriu. Jemi të keq ardhur për një zhvillim të tillë, jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu të mbështetur nga BE dhe SHBA, jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës që nxisin tensione”, tha Rama./Opinon.al