“Do pezullojmë vizat”, Rama presion Kurtit me deklaratën e Macron, kryeministri kundër zyrës së Presidentit francez
Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron se Kosovës do t’i pezullohej çështja e liberalizimit të vizave nëse nuk pranonte planin franko-gjerman, ka qenë si një “bingo” për kryeministrin Rama që të vijojë sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu nga ambientet e Piramidës, Rama tregoi se Presidenti […] The post “Do pezullojmë vizat”, Rama presion Kurtit me deklaratën e Macron, kryeministri kundër zyrës së Presidentit francez appeared first on Ditar.al.

Deklarata e Presidentit francez Emmanuel Macron se Kosovës do t’i pezullohej çështja e liberalizimit të vizave nëse nuk pranonte planin franko-gjerman, ka qenë si një “bingo” për kryeministrin Rama që të vijojë sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu nga ambientet e Piramidës, Rama tregoi se Presidenti francez i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.
Fjalët e Ramës janë të njëjtat me ato që Macron tha në konferencën e pak ditëve më parë, por që më pas u përgënjeshtruan nga zyra e shtypit e Presidentit francez, e cila në një reagim deklaroi se fjalët e Macron ishin keqkuptuar dhe çështja e vizave ishte ende e hapur.
Sipas Ramës, Macron e tha qartë atë që donte, teksa nuk e komentoi reagimin e zyrës së shtypit, duke i qëndruar besnik fjalëve të Macron në konferencën e përbashkët.
Blendi Fevziu: Çfarë kishte ai parasysh me “nuk do t’i hap rrugë”? Vizat?
Edi Rama: Po, natyrisht!
Blendi Fevziu: Pra Macron ishte i drejtpërdrejtë që nuk do të lejojë vizat në qoftë se Prishtina nuk pranon planin. Po në qoftë se Vuçiç nuk e pranon planin?
Edi Rama: E tha edhe në konferencë.
Blendi Fevziu: Po se pati komente më pas që nuk e ka thënë ashtu, e ka thënë në një këndvështrim tjetër? U ngjallën mjaft diskutime.
Edi Rama: Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë
The post “Do pezullojmë vizat”, Rama presion Kurtit me deklaratën e Macron, kryeministri kundër zyrës së Presidentit francez appeared first on Ditar.al.