SUTKOZ bashkë me punonjësit e “Higjienës Komunale” Shkup do të marrin masa ligjore për për shkak të vonesës së pagave

 Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Shërbime, Strehim, Zejtari (SUTKOZ) së bashku me punonjësit e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” njoftuan se do të marrin masa ligjore kundër udhëheqësisë së ndërmarrjes për shkak të vonesës së pagave të punonjësve, transmeton Portalb.mk. Kjo vjen pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të organizatës sindikale të SUTKOZ në NP “Higjiena […]

SUTKOZ bashkë me punonjësit e “Higjienës Komunale” Shkup do të marrin masa ligjore për për shkak të vonesës së pagave
Pastrimi i mbeturinave nga Higjiena Komunale. Foto nga Suad Bajrami - Portalb.mk

 Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Shërbime, Strehim, Zejtari (SUTKOZ) së bashku me punonjësit e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” njoftuan se do të marrin masa ligjore kundër udhëheqësisë së ndërmarrjes për shkak të vonesës së pagave të punonjësve, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen pas mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të organizatës sindikale të SUTKOZ në NP “Higjiena Komunale” të mbajtur dje, më 21 tetor. Drejtori dhe Bordi Drejtues i ndërmarrjes ishin të ftuar në mbledhje, por drejtori nuk mori pjesë.

SUTKOZ thekson se pagat e punonjësve janë paguar me vonesë prej disa muajsh, megjithëse, sipas njohurive të tyre, fondet nga mbledhja e faturave transferohen rregullisht në llogarinë e ndërmarrjes.

Pavarësisht vonesës së pagave për muajin shtator, sindikata thekson se punonjësit i kryejnë rregullisht detyrat e tyre të punës. Megjithatë, ata po përballen me një problem serioz – mungesën e kamionëve të mbledhjes së mbeturinave, me një pjesë të madhe të automjeteve ekzistuese që nuk janë në gjendje pune për shkak të mungesës së pjesëve rezervë.

“Faji nuk është te punonjësit e kompanisë, të cilët bëjnë çmos për të mbledhur mbeturinat, por te menaxhmenti i ndërmarrjes”, thuhet në deklaratën e SUTKOZ.

Sindikata njofton se do të marrë të gjitha masat e ligjshme kundër udhëheqësisë, duke përfshirë kallëzime penale dhe raportime në Inspektoratin Shtetëror të Punës. Duke vepruar kështu, ata shtojnë se do të kujdesen që të mos vënë në pikëpyetje pozicionin, shëndetin e punonjësve dhe shëndetin e qytetarëve të Shkupit.

Dje, NP “Higjiena Komunale – Shkup” lëshoi deklaratë në të cilën tha se punonjësit e tyre ofrojnë shërbime themelore për qytetin, por si kompani ata sabotohen vazhdimisht nga, siç deklarojnë ata, njerëz nga qeveria.

Ndërmarrja publike thotë se është e shqetësuar sepse, siç pretendon, po bëheshin përpjekje për të organizuar dhe zhvilluar protesta për shkak të vonesës së pagave të punonjësve.

Nga “Higjiena Komunale” thonë se punonjësve ua paguajnë pagat e në kohë me disa ditë vonesë, dhe si arsye për këtë përmendin borxhin që, sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë ka ndaj ndërmarrjes, i cili arrin në pesë milionë euro.

Për shkak të këtij problemi financiar, i cili, sipas NPHK-së, është dekadash i vjetër, ndërmarrja ka funksionuar me borxhe për 30 vitet e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, në përgjigj se nuk kanë asnjë detyrim ose borxh ndaj ndërmarrjes publike.

Lidhur me problemin me mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, dje Qeveria i ngarkoi inspektoratet kompetente, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të fillojnë inspektim të jashtëzakonshëm të koordinuar për të përcaktuar situatën me mbeturinat komunale, dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse.