Të hënën vazhdon votimi për kryetar të Kuvendit
Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur, as në herën e dytë. Kështu kryesuesi i seancës Avni Dehari, e ndërpreu seancën, duke thënë se vazhdon pas 48 orësh. Dehari bëri të ditur se Kuvendi punimet i vazhdon të hënën

Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur, as në herën e dytë.
Kështu kryesuesi i seancës Avni Dehari, e ndërpreu seancën, duke thënë se vazhdon pas 48 orësh.
Dehari bëri të ditur se Kuvendi punimet i vazhdon të hënën nga ora 15:00.
Ndërkaq, sot Haxhiu i mori 57 vota, 19 kundër dhe tre deputetë abstenuan.