Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se së paku pesë persona, të gjithë kosovarë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë. Sipas plicisë, të njëjtit, po tentonin të hynin kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt. Ngjarjet kanë ndodhur në fshatin Bistrisë dhe […] The post Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq first appeared on ATV. The post Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq appeared first on ATV.

Policia e Kosovës ka njoftuar se së paku pesë persona, të gjithë kosovarë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.
Sipas plicisë, të njëjtit, po tentonin të hynin kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarjet kanë ndodhur në fshatin Bistrisë dhe Koshuticë të Leposaviqit.
“Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
The post Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq first appeared on ATV.
The post Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq appeared first on ATV.