Vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, KQZ jep detaje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale. Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të shtunën në orën 16:00 janë numëruar 32 kuti


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale.
Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të shtunën në orën 16:00 janë numëruar 32 kuti me pako të fletëvotimeve të supozuara për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe 23 kuti tjera që i takojnë zgjedhjeve për kuvendet komunale.
Nga 23 kuti postare, janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Pas verifikimit, 29,636 pako janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar, pasi nuk i kanë plotësuar kriteret e nevojshme.
Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale: resultslocal2025.kqz-ks.org.