Euro bie por importuesit vazhdojnë të shesin produktet me çmime shumë të larta. Qeveria asnjë reagim!

Euro ka rënë sërish kërë javë në nivelet ku ishte gjatë sezonit të verës, duke arritur vlerën e 105.1 lekëve. Edhe pse pritej që tregu valutor të stabilizohej, situate vijon të jetë e vështirë për eksportuesit dhe për të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, përfshirë personat që jetojnë me remitancat e emigrantëve. […] The post Euro bie por importuesit vazhdojnë të shesin produktet me çmime shumë të larta. Qeveria asnjë reagim! appeared first on Ditar.al.

Euro bie por importuesit vazhdojnë të shesin produktet me çmime shumë të larta. Qeveria asnjë reagim!

Euro ka rënë sërish kërë javë në nivelet ku ishte gjatë sezonit të verës, duke arritur vlerën e 105.1 lekëve. Edhe pse pritej që tregu valutor të stabilizohej, situate vijon të jetë e vështirë për eksportuesit dhe për të gjithë ata që kanë të ardhura në euro, përfshirë personat që jetojnë me remitancat e emigrantëve.

Por megjithë këtë rënie drastike të euros që duhet të favorizonte uljen e çmimeve, në muajin shtator inflacioni u rrit për herë të parë që nga tetori i vitit të kaluar kur arriti rekord.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë në muajin shtator inflacioni shënoi 4.1%, ose 0.1% më lartë se në gusht. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta të ushqimeve, karburanteve dhe shërbimeve arsimore. 

Një euro më e dobët ndihmon në zbutjen e inflacionit sepse mallrat e importit që futen në vendin tonë bëhen më të lira.

Por rënia e çmimeve nuk është reflektuar për konsumatorët, edhe pse kursi i këmbimit sot është në favor të kësaj.

Nga marsi i vjetshëm deri tani euro ka rënë me gati 16%. Por deri tani nuk ka asnjë ushqim të vetëm, asnjë produkt të importuar që t’i ketë rënë çmimi me 16% si efekt i rënies së euros. Importuesit nuk kanë reflektuar asnjë ulje çmimesh duke rritur kështu vetëm marzhet e fitimit për vete. Në dyqanet e lagjeve, supermarkete e tregje, produktet që vijnë nga jashtë, tashmë me kosto më të ulët, gjithsesi po blihen më shtrenjtë nga shqiptarët. 

Ata që e pësojnë më shumë nga kjo rritje çmimesh janë vetëm konsumatorët, të cilët me statistikat zyrtare, kanë ulur ndjeshëm konsumin.

Çmimet e shportës vijojnë të jenë të papërballueshme për një pjesë të madhe të shoqërisë, e cila merr rroga shumë të ulëta ose pensione të mjerueshme.

Megjithatë e vetmja “masë” që qeveria ka marrë deri tani është rritja e pensioneve me 50 lekë në ditë për pensionistët, gjatë tre muajve të ardhshëm, duke e kthyer kështu në një gjest qesharak lëmoshe.

The post Euro bie por importuesit vazhdojnë të shesin produktet me çmime shumë të larta. Qeveria asnjë reagim! appeared first on Ditar.al.