Viktima vdiq në vend të ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic
Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic. Në momentin e goditjes ai ishte duke e kaluar rrugën, tha policia. “Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka […] The post Viktima vdiq në vend të ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic appeared first on ATV.
Një i moshuar dje humbi jetën pasi u godit me një veturë në Prizren, shoferi i së cilës ishte një polic.
Në momentin e goditjes ai ishte duke e kaluar rrugën, tha policia.
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 07.11.2025 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u trajtuar nga IPK”.
IPK dje ka bërë të ditur se zyrtari policor ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private, me të cilën edhe e ka shkaktuar aksidentin me pasoja fatale duke goditur një këmbësor.
The post Viktima vdiq në vend të ngjarjes, policia jep detaje për aksidentin në Prizren që e shkaktoi një polic appeared first on ATV.
