Vjen reagimi për vdekjen e Shpatit edhe nga ish-partnerja, Afërdita Dreshaj
Për vdekjen e Shpat Kasapit ka reaguar edhe ish-e fejuara e tij, modelja Afërdita Dreshaj. Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe lidhja e tyre mbetet një nga historitë më të njohura e më të komentuara të shoubizit. Në një postim në rrjete sociale, Afërdita i ka shprehur ngushëllime familjes. “Pusho në paqe Shpati. […]


Për vdekjen e Shpat Kasapit ka reaguar edhe ish-e fejuara e tij, modelja Afërdita Dreshaj.
Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe lidhja e tyre mbetet një nga historitë më të njohura e më të komentuara të shoubizit.
Në një postim në rrjete sociale, Afërdita i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, tha ajo.
I njëjti u raportua se ka vdekur nga sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare, gjersa ndodhej në Itali.
Ai ka lënë pas një boshllëk të madh në artin shqiptar, te familjarët e të gjithë ata që e njohën.

Veç kësaj, kishte edhe një djalë me partneren Selvije Jao.
