Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
Thirrje për prindërit shqiptarë në Austri The post Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe appeared first on Albinfo.

Thirrje për prindërit shqiptarë që jetojnë në Austri që të regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe për vitin shkollor 2025/2026 në shkollat publike austriake, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se regjistrimet janë tashmë të hapura dhe do të zgjasin deri më 31 mars.
Për të përfshirë fëmijët në këtë program, prindërit duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë formularin e regjistrimit, i cili është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe gjermane. Formulari duhet të vuloset në shkollën ku fëmija ndjek mësimet dhe më pas të dorëzohet pranë mësuesve të gjuhës shqipe.
Mësimi në gjuhën shqipe në Vjenë është një mundësi e rëndësishme për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar të brezave të rinj. Për më shumë informacion mbi vendndodhjen dhe organizimin e orëve mësimore, prindërit mund të kontaktojnë organizatorët nëpërmjet mesazheve private në “Messenger”.
The post Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe appeared first on Albinfo.