Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra qytetarë bllokojnë rrugët në Serbi
Qindra mijëra njerëz kanë mbushur të shtunën rrugët e Novi Sadit, ku po mbahet tubim përkujtimor masiv me rastin e njëvjetorit të shembjes së një pjese të stacionit të trenit, ku humbën jetën 16 persona. Qytetarë nga e gjithë Serbia kanë ardhur në Novi Sad për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie. Shumë prej tyre […] The post Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra qytetarë bllokojnë rrugët në Serbi appeared first on Ditar.al.
Qindra mijëra njerëz kanë mbushur të shtunën rrugët e Novi Sadit, ku po mbahet tubim përkujtimor masiv me rastin e njëvjetorit të shembjes së një pjese të stacionit të trenit, ku humbën jetën 16 persona.
Qytetarë nga e gjithë Serbia kanë ardhur në Novi Sad për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie. Shumë prej tyre kishin mbërritur që mbrëmë në qytet – disa në këmbë, e disa me biçikleta. Më të vendosurit ishin qytetarët e Novi Pazarit, të cilët kishin ecur për 16 ditë rresht për të arritur në këtë ngjarje.
Të pranishmit u mblodhën sot në orën 10:00 në 16 pika të ndryshme të qytetit, duke marshuar drejt stacionit të trenit, ku tubimi nisi në orën 11:52 – në të njëjtën kohë kur një vit më parë ndodhi shembja tragjike. Ky konsiderohet si tubimi përkujtimor më i madh në historinë e Serbisë.
Kjo ngjarje vitin e kaluar shkaktoi valë të madhe protestash në qytete të ndryshme të Serbisë kundër pushtetit, të cilin qytetarët e mbanin përgjegjës për tragjedinë. Gjatë protestave u raportua edhe për raste të shumta të dhunës policore, që nxitën edhe më shumë zemërimin publik.
The post Një vit nga tragjedia në Novi Sad, mijëra qytetarë bllokojnë rrugët në Serbi appeared first on Ditar.al.
