Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se kërkesa e LDK-së për ta propozuar Presidentin nuk përputhet me rezultatin e zgjedhjeve.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve i ka ofruar LDK-së pozitën e zëvendëskryeministrit dhe disa resorë ministrorë, raporton Express.

“Pozitën e zëvendëskryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi ‘balanc demokratik’, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë, në përputhje me rezultatin zgjedhor, ta ndajmë përgjegjësinë përmes resorëve ministrorë në ekzekutiv”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se kërkesa e LDK-së për Presidentin nuk reflekton fuqinë e saj parlamentare.

“Në këtë situatë, kur kemi kërkesë që LDK-ja ta ketë Presidentin, ndonëse i duhen 30 nënshkrime vetëm për ta propozuar kandidatin, ndërsa 61 vota për ta zgjedhur, ekziston një shpërputhje e madhe mes rezultatit zgjedhor dhe ambicieve konkrete. Ky është problemi pse nuk është arritur marrëveshja deri tani. Nuk duhet t’i humbim shpresat, por duhet të jemi transparentë”, ka thënë Kurti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.