Asociacioni veç pa kompetenca ekzekutive, dëshmi sulmi terrorist në Zveçan

Jo se kishin mëdyshje, megjithatë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit vetëm sa ua ka shtuar bindjen që Asociacioni nuk bën asesi të ketë kompetenca ekzekutive. Deputetë të Kuvendit të Kosovës, analistë e juristë flasin njëzëri mbi këtë temë. Politologu Fidan Ukaj e sheh si pozitiv qëndrimin e fundit dhe të padëgjuar […]

Asociacioni veç pa kompetenca ekzekutive, dëshmi sulmi terrorist në Zveçan
asociacioni-vec-pa-kompetenca-ekzekutive,-deshmi-sulmi-terrorist-ne-zvecan

asociacioni-vec-pa-kompetenca-ekzekutive,-deshmi-sulmi-terrorist-ne-zvecan

Jo se kishin mëdyshje, megjithatë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit vetëm sa ua ka shtuar bindjen që Asociacioni nuk bën asesi të ketë kompetenca ekzekutive.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, analistë e juristë flasin njëzëri mbi këtë temë.

Politologu Fidan Ukaj e sheh si pozitiv qëndrimin e fundit dhe të padëgjuar më parë amerikan se AKS-ja duhet të ketë kompetenca të kufizuara.

“Serbia e ka parë Asociacionin si mundësi për një ankesim të veriut dhe jo si Asociacion që u shërben qytetarëve. Amerika e ka nuhat dhe kompetencat e AKS-së mund të jenë në një nivel të organizatë jo qeveritare”, u shpreh Ukaj për Front Online.

Edhe po të krijohej, Asociacionin ekzekutiv sipas avokatit Skender Musa nuk pranon Kushtetuta momentale.

“Natyrisht në aspektin Kushtetues nuk guxon të krijohet asnjë mekanizëm që prish rendin kushtetuese të Republikës. Nuk duhet të ketë kompetenca në asnjë formë. Duhet të jetë një mekanizëm kulturor dhe jo mekanizëm që merr vendime dhe paraqet pengesa në sistemin unitar të shtetit”.

Mbi këtë kusht kur është fjala për Asociacionin thirret edhe pushteti.

“Asociacioni duhet të bëhet pa kompetenca ekzekutive, në harmoni me Kushtetuën e Republikës së Kosovës. BE po tregohet e padrejte duke pasë parasysh se mbrapa sulmve të fundit terroriste të bandave kriminale qëndron Vuciqi. Do të duhej t`i vendoste sanksione Serbisë”, potencoi Ekrem Mustafa, deputet i grupit parlamentar të VV-së, partisë që ka shumicën në legjislativë.

Qeveria e Serbisë e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Kurti refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike me kompetenca ekzekutive shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës kanë qenë hezituese.