Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor – arrestime edhe në Prilep
Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në The post Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor – arrestime edhe në Prilep appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare.
Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht.
Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim.
Edhe dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve.
“Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.
Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim gjatë votimeve në më tepër vende, por pas ndërmarrjes së masave deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pohimet.
The post Çair/ Arrestohet një anëtar i këshillit zgjedhor – arrestime edhe në Prilep appeared first on Flaka, në çdo lajm... .