Dakordësia për rezolutën, Çollaku: Ndihem i turpëruar! “Aleanca e heshtjes” në dëm të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me dakordësinë  që mazhoranca dhe opozita arritën lidhur me miratimin e rezolutës për Kosovën. Sipas Çollakut kjo rezolutë është një turp pasi rithemelimi dhe PS arritën që të kalojnë këtë rezolutë vetëm me tre pika për Kosovën, ku në njërën prej tyre është edhe citimi i […] The post Dakordësia për rezolutën, Çollaku: Ndihem i turpëruar! “Aleanca e heshtjes” në dëm të Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.

Dakordësia për rezolutën, Çollaku: Ndihem i turpëruar! “Aleanca e heshtjes” në dëm të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar lidhur me dakordësinë  që mazhoranca dhe opozita arritën lidhur me miratimin e rezolutës për Kosovën.

Sipas Çollakut kjo rezolutë është një turp pasi rithemelimi dhe PS arritën që të kalojnë këtë rezolutë vetëm me tre pika për Kosovën, ku në njërën prej tyre është edhe citimi i Rezolutës së Kosovës.

Sipas tij qeveria dhe Rithemelimi ranë dakord për të heshtur dhe për të mos thënë asgjë, teksam më tej shton se kjo rezolutë nuk e dënon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje. Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan”, shkruan ndër të tjera Çollaku.

Reagimi i Çollkaut:

Per turp.

Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven,ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves.

Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.

Por Shqiperia,e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise. Shqiperia antare e OKB,Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.

E pra Shqiperia nuk ka ze per Kosoven.

Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.

Shqiperia nuk ka ze per trezikun e ndarjes se Kosoves.

Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.

Kuvendi i Shqipërise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.

Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina, Mal i Zi.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje. Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.

The post Dakordësia për rezolutën, Çollaku: Ndihem i turpëruar! “Aleanca e heshtjes” në dëm të Kosovës appeared first on Newsbomb Albania.