“Tentativë për të fshehur dështimin pasi premtoi ndërkombëtarizim”, Qëndresa Qytetare reagon ashpër kundër deklaratës së rektorit Hoxha

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas deklaratës së rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i cili mohoi që ky universitet të jetë rankuar në vendet e fundit të listës së QS World University Ranking. Sipas rektorit, i cili u mbështet edhe nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fakt Universiteti i Tiranës renditet për herë […] The post “Tentativë për të fshehur dështimin pasi premtoi ndërkombëtarizim”, Qëndresa Qytetare reagon ashpër kundër deklaratës së rektorit Hoxha appeared first on Ditar.al.

“Tentativë për të fshehur dështimin pasi premtoi ndërkombëtarizim”, Qëndresa Qytetare reagon ashpër kundër deklaratës së rektorit Hoxha

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas deklaratës së rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha i cili mohoi që ky universitet të jetë rankuar në vendet e fundit të listës së QS World University Ranking.

Sipas rektorit, i cili u mbështet edhe nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fakt Universiteti i Tiranës renditet për herë të parë në këtë listë dhe rezultatet do të dalin në 2024.

Por një dokument që gjendet në faqen zyrtare te Ministrisë së Arsimit tregon se në fakt UT ka qenë pjesë e listës dhe ishte 300 vende më lart në 2020.

Qendresa Qytetare ka përgënjeshtruar  deklaratën publike të Rektorit të Universitetit të Tiranës, duke e cilësuar atë një tentativë për të fshehur dështimin e rektorit në një mandat ku premtoi ndërkombëtarizim.

“Universiteti i Tiranës rankohet edhe më poshtë se universitet i Durrësit, Bujqësorit dhe Politeknikut. Pra Universiteti i Tiranës jo vetëm që nuk ka pësuar rritje ndërkombëtare, por ka pësuar rënie në nivel kombëtar.

Gjithashtu shprehim shqetësimin se këto deklarata u bënë në prani të Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, e cila konfirmoi shtrembërimet e Rektorit si dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të qëndruar kërkesave që dokumenti më i rëndësishëm i institutcionit të saj, Strategjia e Asimit përmban.

Qëndresa Qytetare vlerëson se ky është një moment që duhet të shërbejë për të reflektuar mbi pikën më të ulët të rankimit universitar, moment për dorëheqjen e personave përgjegjës për rrën imin e universiteteve publike, moment për të nisur një kontroll total akademik, adminsitrativ dhe financiar në universitetet shqitpare”, thuhet në deklaratën zyrtare.

The post “Tentativë për të fshehur dështimin pasi premtoi ndërkombëtarizim”, Qëndresa Qytetare reagon ashpër kundër deklaratës së rektorit Hoxha appeared first on Ditar.al.